“Pyetja lidhur me qasjen ndaj marrëveshjeve të nënshkuara më parë në Bruksel, në parim duhej t’u drejtohej palëve dhe zotit Lajcak” kishte thënë kohë më parë kur u pyet për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, por me kompetenca ekzekutive, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, përcjell KosovaPost.
Ndërsa, sot, ambasadori gjerman, Rohde tha se ai nuk dëshiron, por askush sipas tij, një Republikë Srpska në Kosovë, megjithatë ai theksoi rëndësinë e Kushtetutës së Kosovës, ku çdo marrëveshje duhet të jetë konorm saj.
“Unë, sikurse edhe të tjerët, kam nënvizuar se askush nuk e dëshiron një Republikë Srpska këtu(i referohet Kosovës) dhe se asociacioni duhet të jetë konform Kushtetutës së Kosovës”, u shpreh ambasadori gjerman.
Tutje, ai përmendi në një intervistë për Express se sipas tij është pala kosovare, të cilës po i mungon një propozim lidhur me asociacionin.