Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, bashkë me ambasadorë tjerë të huaj të akredituar në Kosovë, ka bërë homazhe për personat e zhdukur.
Guerot, në postimin e tij në Twitter, tha se Franca mbështet financiarisht KNKK-në në punën e tyre për të zgjidhur rastet e mbetura dhe për të sjellë paqe në familjet.
“Sot në mëngjes mora pjesë në ceremoninë e vendosjes së kurorave në homazh dhe kujtim të personave të zhdukur. Respekt me gjithë zemër për viktimat dhe të afërmit e tyre. Franca mbështet financiarisht KNKK-në në punën e tyre të rëndësishme për të zgjidhur rastet e mbetura dhe për të sjellë paqe në familjet”, shkroi Guerot.
Sot në vend po shënohet Dita Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë. k.k.