Ambasadori izraelit në Serbi Jahel Vilan, tha në TV Prva se Izraeli e njohu pavarësinë e Kosovës nën presionin amerikan, transmeton Kosova Post.
“Mos më keqkupto, kjo është një temë e rëndësishme, por është një histori më ndryshe. Vendimi i Izraelit për të njohur pavarësinë e Kosovës u bë nën presionin amerikan, përndryshe mos të harrojmë se u bë brenda kornizës së marrëveshjes midis Serbisë, Kosovës dhe Amerikës, por jo me ne. Unë nuk po përpiqem të fshihem pas kësaj, ai vendim u mor nga Izraeli pas shumë vitesh që kur nuk e njohëm Kosovën.
Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli, është kundër interesave tona në Serbi,” tha ai.
I pyetur nëse Izraeli do ta rishikonte vendimin e tij mbi Kosovën, ambasadori tha se ai nuk dëshironte të bënte ndonjë deklaratë për për publikun serb.
“Unë nuk e shoh atë mundësi për momentin. Është arritur një marrëveshje, Izraeli është njohur si Kosovë, dhe Kosova do ta zhvendosë ambasadën në Jeruzalem. Unë nuk e shoh atë duke tërhequr njohjen e Kosovës për sa kohë që të dy palët e kanë pranuar atë në marrëveshje”, tha ai./KosovaPost/.