Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, do ta përfundojë në fund të muajit mandatin e tij në Kosovë.
Shërbimi në Prishtinë do të jetë i fundit për Hovenier, një diplomat karriere i SHBA-së.
Hovenier do të pensionohet nga karriera diplomatike, ka njoftuat vet ai në një konferencë të organizuar nga NDI të martën.
”Do të dal në pension pas 34 vitesh e shtatë muajsh, në fund të dhjetorit”, tha Hovenier.
Ai ka shprehur falënderimin e tij për bashkëpunimin me institucionet në Kosovë, por edhe ndaj administratës Biden për mundësinë e dhënë për të shërbyer në Departamentin e Shtetit. /Paparaci.com