Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka vazhduar fushatën elektorale në qytetin e Shtimes, përcjell KosovaPost.
Hamzën në këtë tubim e shoqëroi edhe ambasadori William Walker.
Hamza e falënderoi atë për rolin e madh që ka luajtur për lirinë tonë. Ndërsa, qytetarët e Shtimes, i ka siguruar se atë që e premton edhe e realizon.
“Çfarë pritje masive, çfarë nderi të takoj qytetarët e Shtimes në tubimin e sotëm, ku më shoqëroi edhe ambasadori William Walker. Ky është qytet i ndërmarrësve të suksesshëm, qytet i dëshmorëve të UÇK-së dhe martirëve të luftës. Shtimja është nyje që lidhë qytetet e Kosovës, por edhe Kosovën me historinë tonë. Mikun e madh të shqiptarëve e falënderova për rolin e madh që ka luajtur për lirinë tonë. Ndërsa, qytetarët e Shtimes, i sigurova se atë që e premtoj, edhe e realizoj”, shkroi Hamza në Facebook.
Teksa ka theksuar se në ditën e parë si kryeministër, do t’i filloj ndryshimet e nevojshme për realizimin e rritjes 50% të pagave dhe 70% të pensioneve bazike.