Ambasadori zviceran Urs Schmid theksoi se integrimi evropian është çelësi për të ardhmen e Serbisë, baza për rritjen ekonomike dhe modernizimin, transmeton Kosova Post.
“Serbia nuk duhet të pengohet në rrugën e integrimit” tha ambasadori për Blic. Schmid tha se ishte plotësisht i sigurt se kishte vend për rritjen e investimeve zvicerane në Serbi.
Serbia tashmë ka bërë një rrugë të gjatë në atë drejtim, e cila, siç thotë ai, përfaqëson përmbushjen e aspiratave të popullit serb dhe duhet të vazhdojë me vendosmëri dhe besim, tha Schmid.