Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, përkatësisht kryetar i Komisionit për Arsim në institucionin ligjvënës, ka shpalosur detaje nga takimi i sotëm i Komisionit në fjalë me përfaqësuesit e SBAShK-ut, raporton Kosova Post.
Në këtë kuadër profesor Gola ka denoncuar anëtarët sindikalist, të cilit sipas tij, kishin rrëshqitur në fjalor ‘promiskuoze’ karshi deputetëve, më saktë duke përdorur tog fjalëshin ideomatik ‘mos na e lodhëni b***’.
Reagimi i plotë i Golës:
Shume mire pra! Meqe keni vendose qe ne vend te kritikes dhe diskutimit racional, duke lene komplet jashte vemendjes publike dy ore diskutim goxha te maturuar te mazhorances per greven ne Komision, te moralizoni duke u marr me nivelin e edukates se deputetit Dimal Basha, zgjerojeni fokusin e moralizimit dhe vleresojeni pergjigjen e njerit prej perfaqesuesve te SBAShK-ut ne Komision kur tha: “mos na lodhe b***”, ose asaj tjetres kur bente politike ne Komision duke thene se per t’u ngrohur gjate dimrit do te shkojne ne veri.
Tashme as une nuk e di se cka perfaqesohet me kete gjuhe. Por e di qe mesimdhenesit dhe interesat e tyre jo.