Profesori universitar, njëherësh edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ardian Gola, ka postuar një status në faqen e tij në Facebook lidhur me krimet e kryera nga Serbia, raporton KosovaPost.
Gola ndër të tjera shkruan për një 6-vjeçar të cilin e kishin varur në shtyllë elektrike.
Ngjarje këto janë tashmë të shkruara në librin “Ata u vranë – lanë pas vetes historinë” nga autori Afrim Shefqet Caka.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
“… kishin varur në shtyllën elektrike trupin e pajetë të Argjend Demjahës – 6 vjeçar, të cilin më parë katilët e kishin therrur në shtëpinë e tij”.
Ja kush eshte rehabilituar politikisht pergjate 20 vjeteve. Ama, mos te harrojme, dhe per mua eshte jetesisht e rendesishme, se krimit politik i ka parapri krimi diskursiv ne hapesiren publike. Ai diskurs i rrastefinancuar, i cili ne emer ta racionalitetit publik dhe gjuhes politikisht korrekte, neutralizonte sistematikisht emocionin e luftes, i cili asesi te gjente vend ne platformim politik. Ky diskurs mirembahej nga police te gjuhes, te cilet duke na moralizuar se si nuk duhej te kombetarizohej krimi, shfaqnin ndjeshmeri fine ndaj fjaleve qe u jepej anakronikisht kumt racist por ishin shume te trashe ne ndjeshmeri kur behej fjale per trupat e varur neper shtylla elektrike te femijeve te therrur gjashte vjecar.
Dhe ja ku jemi sot. Ne nje perpjekje gati prej Sizifi per te treguar se Serbia ka kryer krime dhe Kosova eshte viktime, e jo e kunderta.
Liber fatkeqesisht shume voluminoz. E edhe me keq, qe kjo eshte vec nje copez ne raport me nje rrefim qe s’ka te mbaruar per vuajtjet shqiptare.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02jWbQA5oGRSAS8LvFS6WFLk2nGP3j5CwPLG6qQLrq4Ty5vtD11hARxBry88bfUQ3Nl&id=1136838353