Vitet e fundit, Arabia Saudite miratoi politika për të fuqizuar gratë dhe për t’i lejuar ato të arrijnë pozita të larta në institucionet publike, transmeton Kosova Post.
Arabia Saudite ka emëruar dy gra në pozicione të larta në administratën që mbikëqyr dy Xhamitë e Shenjta për muslimanët, shkruan AA.
Al-Anoud Al-Aboud dhe Fatima Al-Rashoud u emëruan si asistente të Presidentit të Presidencës së Përgjithshme për Çështjet e Dy Xhamive të Shenjta, Shejh Abdulrahman Al-Sudais, bëri të ditur portali Arab News.
Të dy gratë kanë diploma doktorature.
Gra të tjera u emëruan në nivele të larta për të mbikëqyrur departamente të ndryshme në presidencë, përfshirë Kamelia Al-Daadi si ndihmëse nënsekretare për çështjet administrative dhe të shërbimit të grave.
Vitet e fundit, Arabia Saudite miratoi politika për të fuqizuar gratë dhe për t’i lejuar ato të arrijnë pozita të larta në institucionet publike.
Sipas Institucionit Brookings, fuqia punëtore e grave në vendin e pasur me naftë është rritur ndjeshëm vitet e fundit, duke arritur në 33 për qind në vitin 2020, krahasuar me 20 për qind në vitin 2018.