Derisa mutacioni i ri i koronavirusit, i cili e kishte origjinën në Afrikën e Jugut dhe i quajtur Omicron, vazhdon të përhapet, Arabia Saudite ka shpallur kushtet e reja për hyrjen në këtë vend, transmeton Kosova Post.
Pas variantit të saposhfaqur të koronavirusit, Arabia Saudite shpalli kushtet e reja për hyrjen në vend.
Në deklaratën e fundit të Arabisë Saudite thuhet se ekziston shqetësimi për mutacionin e ri në Arabinë Saudite, i cili ka pezulluar ardhjet nga vende si Malavi, Zambia, Madagaskari, Angola, Komoret, Afrika e Jugut, Namibia, Botsvana, Zimbabve, Mozambiku, Lesoto, Etiopia dhe Esvatini.
Ministria e Haxhit dhe Umres e Arabisë Saudite gjithashtu përditësoi kufizimet për ata që duan të vizitojnë Qaben.
Në deklaratë thuhet se: “ata që kanë vaksinat e njohura nga Arabia Saudite nuk do të hyjnë në karantinë, ndërsa ata që kanë vaksinat e pa miratuara nga Arabia Saudite, por të njohura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) do të qëndrojnë në karantinë për 3 ditë. Ata që kanë përfunduar karantinën do t’u kërkohet një test negativ PCR./KosovaPost/.