Problemet në këtë lagje, sidomos sa i përket rrugëve pothuajse nuk kanë të ndalur, përcjell KosovaPost.
Bëhet fjalë për lagjen Arbëria në Prishtinë, ku nga rrëshqitja e dheut është dëmtuar dhe është bërë e pakalueshme një rrugë.
Në fotografi shihet se si pasojë e mihjes së dheut, rrëzë rrugës, ku janë vënë themelet e një objekti, është dëmtuar dhe është bërë e pakalueshme një rrugë në lagjen Arbëria në kryeqytet.
Vlen të theksohet se si pasojë e rrëshqitjeve të dheut është rrezikuar edhe jeta e qytetarëve që banojnë në objektet e kësaj lagjeje.
Foto: