Hamas ka reguar sot ndaj thirrjeve të Egjiptit e Rusisë për ndërmjetësimin e armëpushimit në Gaza, duke thënë se në të duhet të përfshihet dhe Jeruzalemi Lindor, ku forcat izraelite sulmuan besimtarët palestinezë në xhaminë e al-Aqsa, në fillim të konfliktit të rëndë.
Saleh Aruri, lideri i Hamas në ekzil, tha për rrjetin me bazë në Londër, al-Araby se grupi i tij refuzoi ofertën e armëpushimit tre-orësh për të lejuar negocjatat e armëpushimit të plotë.
Ai tha se Egjipti, Katari e Kombet e Bashkuara janë në krye të përpjekjeve të paktit.
Ndersa e përditshmja izraelite Haaretz, duke cituar burime ushtarake, tha se ushtria izraelite po tentonte kufizimin e operacioneve në Gaza për t’u fokusuar në situatën e rëndë të brendshme në qytetet e përziera izraelito-arabe të Lod, Bat Yam, Acre e të tjera./t.ch