Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një person në Mitrovicë, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje, ua kishte mbyllur derën e shtëpisë bashkëshortes dhe fëmijëve, duke mos i lënë të hyjnë brenda.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të premten në mesditë.
Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mos marrëveshje i dyshuari mashkull kosovar, bashkëshorti i saj ia kishte mbyll derën e shtëpisë dhe nuk i ka lejuar atë me fëmijët e saj të hyjnë brenda. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.