Është arrestuar një e mitur në Obiliq, pasi e njëjta i ka sulmuar fizikisht prindërit e saj.
Policia ka njoftuar se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare (e mitur), pasi që ka sulmuar fizikisht prindërit e saj. Viktimat kosovarë kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Tutje, policia njofton se me vendim të prokurorit, palët janë intervistuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.