Policia e Kosovës ka arritur që të arrestojë një person. Ai ishte i dënuar me katër vite burgim.
Arrestimi i tij është bërë në fshatin Makoc të Komunës së Prishtinës.
“Policia e rajonit të Prishtinës po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.Në kontekstin e kësaj në një operacion të befasishëm që policia ndërmori sot në fshatin Makovc të komunës së Prishtinës, arriti të arrestoj personin e kërkuar”.
Lidhur me personin e arrestuar, Gjykata Themelore në Prishtinë kishte nxjerrë urdhëresë për kapjen e tij, pasi që i njëjti ishte dënuar me katër vite burgim.
I njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit.