Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, konfirmoi vetë sot në dalje të selisë së Partisë Demokratike se ka arritur një marrëveshje me këtë parti.
Mediu tha se do të garojë në krah të Bashës për zgjedhjet e 25 prillit.
“Një marrëveshje që ka përmbledhur të gjitha qëndrimet për të fituar zgjedhjet. Është konsideruar çdo gjë që është e vlefshme për ta bërë sa më mirë çdo parti dhe çdo kandidat.
Do ta shikoni marrëveshjen, e cila përcakton raportet e part5ive politike. Kjo marrëveshje ka përmbledhur të gjitha marrëdhëniet, që i shërbejnë fitores. Marrëveshja i jep PD, si parti lider, që të përcjellë në KQZ kandidatet e partive politike”, tha Mediu.