Aeroplani bartës i kontingjentit të parë të vaksinave antiCOVID-19 nga COVAX, ka ateruar tashmë në Aeroportin Ndërkombëtar ”Adem Jashari” në Kosovë.
Kjo ardhje e vaksinave, do të përcillet me një ceremoni të organizuar.
Aty pritet të mbajnë fjalë rasti, Kryeministri Albin Kurti si dhe të tjerë përfaqësues zyrtarë të huaj e vendorë.
Ky kontingjent është në kuadër të 100.800 dozave të vaksinës së AstraZenecas që Kosova do të marrë falas nga programi COVAX, i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.