Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se forcat ukrainase kanë marrë nën kontroll edhe një qytet tjetër rus, atë të Sudzhait.
Forcat ukrainase ishin në Sudzha, qytet ky që ndodhet 105 kilometra në jugperëndim të qytetit Kursk, që nga e mërkura e kaluar, por ky është konfirmimi i parë nga Zelenksy se ushtria e tij tashmë e ka marrë nën kontroll qytetin.
Shefi ushtarak ukrainas Oleksandr Syrskyi tha se trupat ukrainase kanë përparuar 35 kilometra përmes mbrojtjes ruse që nga fillimi i sulmit të tyre të befasishëm, duke kapur 1150 kilometra katrorë territor dhe 82 vendbanime.
Syrskyi tha se një zyrë komanduese ushtarake është ngritur në Sudzha “për të ruajtur ligjin dhe rendin dhe për të përmbushur nevojat prioritare të popullsisë në territoret e kontrolluara”, shkruan CNN, transmeton kk.
Inkursioni tokësor i Ukrainës ka detyruar dhjetëra mijëra rusë të largohen nga shtëpitë e tyre dhe ka vënë Rusinë në këmbë ndërsa ajo përpiqet të zmbrapsë trupat e Kievit.