Trajneri spanjoll, Mikel Arteta nuk do të jetë prezent në stolin e Arsenalit, në ndeshjen ndaj Manchester City, kjo pasiqë ai ka rezultuar pozitiv me COVID-19 ditën e sotme, shkruan KosovaPost.
Lajmi është bërë i ditur nga klubi i Arsenalit në një deklaratë në web-in e klubit, në të cilën thuhet se Mikel është duke qëndruar i izoluar.
“Mikel është i izoluar, siç tregohet nga udhëzimet e qeverisë. Ju dëshirojmë gjithë të mirat”, thuhet në deklaratë të klubit.
Ndryshe, Arteta ka arritur sukses të madh me skuadrën e Arsenalit këtë edicion, duke u ngjitur nga pozita e fundit në fillim të edicionit, e deri tek pozita e katër, ku po qëndron aktualisht.