Pas një kohe shumë të gjatë, në Kamenicë zyrtarisht nuk është asnjë rast aktiv me virusin SARS CoV-2, shkruan Kosova Post.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Super lajm! Kamenica tashmë nuk ka asnjë rast aktiv me COVID-19!”, ka shkruar Kastrati.
Por pavarësisht kësaj, ai ka bërë thirrje që të mos anashkalohet kujdesi për veten dhe njerëzit përreth.
Postimi i plotë i Kastratit:
Super lajm😊!
Kamenica tashmë nuk ka asnjë rast aktiv me COVID-19🦠! Por, kjo nuk do të thotë të anashkaloni kujdesin për juve dhe njerëzit rreth jush!
Qofshi shëndoshë e mirë secili!