Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 2.595 doza të vaksinës kundër COVID-19, shkruan Kosova Post.
Nga 2.325 testime, 18 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 69.686 doza të vaksinës” thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.