Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 19 raste pozitive me COVID-19, shkruan Kosova Post.
Sipas raportit ditor të IKSHPK, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Ndërsa janë shëruar 177 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.143 dhe në total numri i rasteve aktive është 2.043.
Postimi i plotë:
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2318 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 67.094 doza të vaksinës.
Nga 2733 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 177 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.143.
Në total numri i rasteve aktive është 2.043.