Avdyli: Jemi duke punuar në harmonizimin e ligjeve të shëndetësisë

Anëtari i Komisionit për Shëndetësi, Haxhi Avdyli ka thënë se është duke u punuar në harmonizimin e ligjeve të shëndetësisë me ligjin për kundërvajtje dhe plotësime tjera, përcjell KosovaPost.

Siç ka shkruar Avdyli, ky harmonizim i ligjeve është dashtë të kryhej nga viti 2017.

“Dje e sot komisioni për shëndetësi, bashkë me përfaqësuesit ligjor të MSH e Qeverisë, drejtorët e inspekorateve e akterë tjerë, nga ora 10 deri pasdite po punojmë në harmonizimin e ligjeve të shëndetësisë me ligjin për kundërvajtje dhe plotësime tjera. Nga 15 ligje të kaluara në lexim të parë, dje e sot gjysmën e ligjeve nga 15 i përfunduam. Pjesa tjetër do harmonizohen në ditët në vijim në mënyrë që t’i kemi gati për aprovim përfundimtar në një nga seancat e radhës”, ka thënë ai.

Avdyli ka pohuar tutje se “Ky harmonizim këtyre ligjeve është dashtë të kryhej nga 2017, kur është aprovuar ligji për kundërvajtje, por po kryhen në fund të vitit 2021”.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika