Avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Pierre Prosper ka thënë se fshehja e deklaratave shfajsuese e shkatërron legjitimitetin e Zyrës së Prokurorit.
Prosper ka thënë se ai ishte pjesëmarrës apo moniturues i krijimit të shumë Gjykatave dhe Tribunaleve Ndërkombtare, por diçka të tillë nuk ka parë asnjëherë.
“Është një çështej që ka implikime të rënda, më të gjëra sesa Gjykata dhe Procedurat. Kjo (fshehja e deklaratave shfajsuese) shkatërrojnë dhe tundin sistemin e drejtësisë ndërkombëtare”, ka theksuar Prosper.
Ai ka thënë se tribunalet mbështeten mbi besim, duke shërbyer si modele për sistemet e brendshme në botë.
“Prokuroria e ka tradhtuar këtë besim. Prokuroria e ka tradhtuar detyrën e vet për të provuar të vërtetën. Ata kanë humbur funksonin më kritik: Ndjekja e drejtësisë. Në vend që të vendosin fakte që të qojnë në rezultate, ata vendosin që t‘i shtrembërojnë faktet për qëllimet e tyre. Është shkelje e të drejtave të njeriut“, ka shtuar Prosper, i cili rrallë herë flet në seanca statusore.