Gazetari i agjensisë së lajmeve “KosovaPost”, Labinot Balaj ka thënë se mandatimi i kryetarit të Mitrovicës, Bedri Hamza, si kandidat për kryeministër nga PDK-ja ishte një kasnec se do të ketë zgjedhje të parakohshme në Kosovë.
Balaj tha se Hamza është figurë politike pa integritet, pa kapacitet intelektual e nuk është as ndonjë profil konceptual.
“Vet mandatimi i tij është një kumt për PDK-në se është e interesuar vetëm për të marrë pjesë në zgjedhje sepse Hamza s’ka ndonjë integriteti, as kapacitet intelektual e as ndonjë profil konceptual”.
“Bedri Hamza vlen kur ia kunderpozicionet me prototipin të Agim Bahtirit.Tash, mund të ketë, por njëri prej tyre nuk është Albin Kurti, por ka Agim Bahtira në partitë tjera”, tha Balaj në Rubikon.
Deri më tani, PDK-ja është partia e parë në Kosovë që e ka zyrtarizuar kandidatin e saj për zgjedhjet e ardhshme nacionale, pasi të njëjtën gjë s’e kanë bërë VV-ja, LDK-ja e as AAK-ja.