Zyra e Bankës Botërore në Kosovë ka bërë të ditur se Kosova ka shënuar 91.9 nga 100 pikët e mundshme në raportin Gratë, Biznesi dhe Ligji 2024 (WBL2024), që është një indeks që mbulon 190 ekonomi dhe që është i strukturuar rreth ciklit jetësor të një gruaje që punon.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se Kosova ka marrë pikët maksimale sa u takon kufizimeve në lirinë e lëvizjes, ligjeve që ndikojnë në vendimet e grave për të punuar, ligjeve që ndikojnë në pagesën e grave, kufizimeve që lidhen me martesën, kufizimeve për gratë për të nisur dhe udhëhequr një biznes, dhe dallimeve gjinore në pronësi dhe trashëgimi.
“Mirëpo kur bëhet fjalë për ligjet që ndikojnë punën e grave pas lindjes së fëmijëve dhe ligjet që ndikojnë në lartësinë e pensionit të një gruaje, Kosova mund të konsiderojë ndërmarrjen e reformave për të përmirësuar barazinë ligjore për gratë”.
“Për shembull, një nga rezultatet më të ulëta për Kosovën është tek treguesi i matjes së ligjeve që ndikojnë në punën e grave pasi kanë pasur fëmijë (Treguesi i Prindërimit ËBL2024), shkruan Klankosova. Për të përmirësuar treguesin e Prindërimit, Kosova mund të shqyrtojë të rregulloj që qeveria të administrojë 100% të përfitimeve të pushimit të lehonisë dhe të mundësojë lejen prindërore me pagesë”, thuhet në njoftim