Partitë shqiptare duke u bashkuar në zgjedhjet lokale në komunat me shumicë serbe po provokojnë një “tërmet politik”, ndërsa Lista Serbe po përpiqet ta parandalojë atë duke bërë thirrje për unitet dhe sjellje të përgjegjshme të popullit serb në Kosovë, tha kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq, transmeton Kosova Post.
Rakiq tha për “Politika” se grupimi i partive politike shqiptare, të cilat, siç vlerëson ai përbëjnë rrezik për mbrojtjen e interesave serbe, dhe jo Lista Serbe e cila, thekson ai, është shtylla kryesore e luftës politike për popullin serb.
“Kjo është arsyeja pse ne të gjithë duhet të jemi përgjegjës dhe të përmbushim detyrën. Le t’i lëmë mënjanë grindjet e vogla, tekat nëse janë, sepse ky nuk është momenti kur mund të lejojmë që të dorëzohemi dhe të rrezikojmë mbijetesën me papërgjegjshmërinë tonë,” tha Rakiq.
I pyetur nëse pritjet e liderëve shqiptarë për të fituar komunat në Veri të Kosovës janë realiste, ai tha se rreziku është real, por se mënyra e vetme për të penguar planin e partive shqiptare është që të gjithë qytetarët serb të jenë të përgjegjshëm e të mbështesin Listën Serbe./Kosova Post/