Çfarëdo që të ndodhë sonte në Mynih asgjë nuk do të jetë e njëjtë për Barçën e Xavit. Për të siguruar fazën e 16-të, ai duhet të mundë rivalin më të ‘keq,’ Bayern Munich, në vendin më të ‘keq’, në Allianz Arena . Ose nëse nuk ia del, Xavi shpreson në një difsatë të Bencifa e cila do të përballet me Dinamo Kiev, shkruan KosovaPost.
Kur Xavi arriti në pankinën e Camp Nou, skuadra ishte një gol larg Benfica-s për të siguruar fazën eliminatore të Champions League.
“Koha Osmane”, në Barcelonë ka nisur të jetë nëpër çdo medium sportiv kjo, e ndoshta e tillë është situata në Barcelonë, saqë të gjithë sytë janë përqendruar te Ousmane Dembélé, i cili do të startoj në Mynih për herë të parë deri më tani këtë sezon dhe që vjen me një shpresë të madhe.
Barcelona do të përpiqet të befasoj një Bayern që tashmë i ka bërë ‘detyrat e shtëpisë’, pra ata janë të parët në grup pavarësisht se çfarë ndodhë do të mundohen që të nxjerrin fitore nga Barça, e gjitha kjo si shkak i Topit të Artë, të cilin e fitoi Leo Messi, e me vendim të cilin nuk janë pajtuar skuadra nga Mynihu e as vetë Lewandowski.
Megjithatë ndeshja do të luhet me dyer të mbyllura, që është një avantazh për tifozët e Barcelonës, madje edhe për vetë skuadrën, megjithëse përvoja empirike tregon se kjo nuk është garanci për asgjë, pasi në çerekfinale në Lisbonë, Bayern, pa audiencë, shtypi tifozët e Barcelonës, të cilët që atëherë ata kanë ndëshkuar e deri më sot e gjejnë veten në vendin më të keq ndaj rivalit më të keq.