Viola von Cramon raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, ka bërë një reagim në lidhje me shkrimet e ndryshme ku ndër të tjera ka quajtur mediat “ ndërrmarrje e përbashkët kriminale” të burrit të Presidentes së Republikës së Kosovës, Prindon Sadiru, përcjell KosovaPost.
Cramon deklaratën e bashkëshortit të Vjosa Osmanit, e ka cilësuar si fushatë denigruese që po bëhet kundër gazetarëve të Kosovës.
“Liria e medias është një nga tri shtyllat bazike të demokracisë dhe gazetarët duhet ta kenë lirinë që ta shprehin veten pa kurrfarë frike”, është shprehur ajo.
“Jam duke monitoruar nga afër fushatën denigruese të organizuar kundër gazetarëve në Kosovë, për t’i kuptuar ngjarjet e fundit”.