Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka bërë thirrje për mobilizim duke thënë se fushata e tij është e shpresës për çdo qytetar të Kosovës, përcjell KosovaPost.
Përmes një videoje të postuar në Facebook, Hamza u ka kërkuar qytetarëve që të bashkohen, pa dallime, për një Kosovë që mundet ma mirë.
“Një thirrje për të ardhmen që e meritojmë. Një fushatë e shpresës për çdo qytetar.Bashkohuni të gjithë, pa dallim, për një Kosovë që mundet ma mirë! #PDK131”, ka shkruar Hamza.