Sanksionet kundër Rusisë do të vendosen vetëm në rast të shkeljes së integritetit territorial të Ukrainës, tha sot zëdhënësi i qeverisë gjermane, Stephen Hebestreit, transmeton Kosova Post.
“Qeveria gjermane ka një qëndrim shumë të qartë se në rast të shkeljes së integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës, do të merren masa të ashpra dhe të qarta, këto janë masat sanksionuese”, tha Hebestreit në një konferencë për shtyp, duke iu përgjigjur pyetjes së RIA Novosti nëse Sanksionet perëndimore janë të lidhura, me “agresionin” e mundshëm kundër Ukrainës, ose duhet të jenë të natyrës parandaluese.
Kievi dhe vendet perëndimore janë të shqetësuar për rritjen e pretendimeve për “veprime agresive” të Rusisë pranë kufijve të Ukrainës.