Kryeministri Albin Kurti e ka emëruar sot Besnik Pulën këshilltar të jashtëm politik (pro-bono) për Marrëdhënie Ekonomike Ndërkombëtare.
Besnik Pula është Profesor i Asociuar në Departamentin e Shkencave Politike të universitetit Virginia Tech (SHBA), ku është gjithashtu Drejtor i Asociuar i Qendrës për Studime të Bashkimit Evropian, Studimeve Transatlantike dhe të Hapësirës Trans-Evropiane (CEUTTSS), e mbështetur nga programi Erasmus+ i Komisionit Evropian.
Studimet e doktoraturës për sociologji i ka mbaruar në Universitetin e Miçiganit (University of Michigan), kurse ato të masterit në universitetin Georgetown, ndërsa paraprakisht ka qenë i asociuar në role hulumtuese dhe ligjëruese me Universitetin Princeton, New York University dhe Universitetin e Binghamtonit.