Rusia nuk mund të mbyllë sytë ndaj mënyrës sesi Shtetet e Bashkuara dhe NATO “interpretojnë parimin e sigurisë sipas interesit të tyre’, tha presidenti rus Vladimir Putin në konferencën për shtyp me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Moskë, transmeton Kosova Post.
Putin tha se biseda me Scholz ishte konstruktive, ndërsa vuri në dukje se kancelari gjermane ishte i vendosur për bashkëpunim reciprok edhe në të ardhmen.
Duke folur për kërcënimin e luftës në Evropë, Putin kujtoi se NATO tashmë ka filluar një luftë në kontinentin e vjetër – kundër Beogradit.
Putin foli edhe për projektin ‘Noth Stream”, për të cilin tha se është gati.
“North Stream 2” është një projekt komercial që ka përfunduar dhe është gati për punë. Megjithatë, Putin vuri në dukje se Rusia do të vazhdojë me dërgesat e gazit përmes Ukrainës pas vitit 2024, nëse ka kërkesë dhe përfitim.
Duke folur për garancitë e sigurisë që Rusia kërkon nga Perëndimi, lideri rus vuri në dukje se Moska nuk mund të mbyllë sytë ndaj mënyrës sesi Shtetet e Bashkuara dhe NATO e interpretojnë lirisht dhe në favor të tyre parimin e sigurisë së pandashme. Siç tha ai, Moska e percepton kufizimin e dhunshëm të Rusisë nga Perëndimi si një kërcënim për sigurinë e vendit.
Biseda mes Putinit dhe Scholz zgjati më shumë se tre orë./Kosova Post/