Në një takim në Uashington, Presidenti i SHBA Joe Biden dhe Kancelarja gjermane Angela Merkel shkëmbyen mendime mbi tubacionin e gazit Nord Stream 2, transmeton Kosova Post.
Sipas Biden, ata u pajtuan që të mos e lejojnë Moskën të përdorë energji për të bërë presion në vendet fqinje.
Biden i shprehu shqetësim Merkelit rreth “North Stream 2”.
“Ne ramë dakord me kancelaren që nuk duhet të lejojmë Rusinë të përdorë energjinë si një armë për të kërcënuar fqinjët e saj,” tha Biden gjatë një konference për shtyp në Uashington.
Kancelarja gjermane Angela Merkel , tha se “North Stream 2” është një “projekt plotësues” që nuk duhet të zëvendësojë tranzitin e gazit përmes Ukrainës./Kosova Post/