Presidenti i SHBA Joseph Biden nuk ka ndërmend të takohet me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un, njoftoi dje Shtëpia e Bardhë, pφrcjell Kosova Post.
I pyetur nëse qasja diplomatike e Biden ndaj Koresë së Veriut do të nënkuptojë uljen për të biseduar me Kim, siç bëri ish-Presidenti i SHBA Donald Trump, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki, tha se mendoj që qasja e Bidenit është ndryshe dhe nuk mendoj se do të takohet, raporton Reuters .
Koreja e Veriut lëshoi një lloj të ri raketash taktike me rreze të mesme balistike javën e kaluar, duke nxitur Uashingtonin të kërkojë një takim të komitetit për sanksione të Këshillit të Sigurimit të KB, i cili edhe kritikoi kryerjen e një prove të tillë raketore./KosovaPost/