Eksperti austriak, Florian Bieber, njohës i Ballkanit, ka thënë se duke parë tendecat serbe, edhe mund të ndodhë një incident tjetër i ngjashëm me atë të Bajskës në veri të Kosovës.
Në një intervitë për Telegrafin, ai vuri në dukje se mund të pritet një vazhdimësi e kësaj, duke përfshirë kërcënimet serbe në kufi, kjo për të testuar në një mënyrë të caktuar vendosmërinë e NATO-s për të mbrojtur Kosovën.
“Tani sa i përket incidentit në Banjskë, është shumë e qartë se ne nuk e dimë se çfarë ka ndodhur, saktësisht. Dhe duket shumë e mundshme që plani nuk ishte planifikuar mirë, pasi diçka shkoi keq.Nuk ka dyshim se pas incidentit kemi një person të afërt me kasapin i cili është përfshirë në sulm, Milan Radoiçiq. Dhe hapur ai grup gjuajti me armë. Ishin ushtarakë, duke vepruar në mënyrë të paligjshme sipas të gjitha standardeve. Andaj duhet të kishte fillimisht një hetimit më të madh se kush ishin me të vertetë ata që kryen atë akt, dhe një dënim për përgjegjësit. Pra, duhet të ketë një qëndrim të qartë ndërkombëtar për këtë çështje.”, u shpreh politologu austriak.
Sipas Bieber, sulmi i Banjskës ishte komplet i orkestruar, duke shtuar se edhe heshtja e Vuçiqit tregon shumë për këtë.
“Pra, nga ky këndvështrim, mendoj se ne po shohim një mjedis shumë të rrezikshëm sigurie dhe në një mjedis të tillë ku edhe personat përgjegjës për sulmin e incidentit në Banjskë nuk janë ndëshkuar, duket se mund të pritet një përsëritje të një ngjarjeje të tillë. Pra, nga ky këndvështrim, do të isha mjaft i shqetësuar. Dhe përsëri, sulmi në veri të Kosovës ishte shumë qartë i orkestruar. Vuçiq heshti ditën e incidentit të armatosur. Pra kjo tregon se këto incidente mund të ndodhin kur aksionet e nivelit të lartë me grupet ushtarake, grupet paraushtarake, dalin jashtë kontrollit”, deklaroi Bieber.
Intervisten e plotë mund ta lexoni KËTU.