Ambasada e Ukrainës në Turqi , ka bërë me dije se takimi mes negociatorëve ukrainas dhe rusë në Stamboll ka përfunduar.
Bisedimet zgjatën rreth katër orë, përfshirë edhe pushimet e ndërmjetme.
Aktualisht është ende e paqartë nëse diskutimet do të vijojnë, ndërsa në vijim pritet të zbardhen më shumë detaje.