Sekretari amerikan i Shtetit, i cili aktualisht po qëndron në Tiranë, Antony Blinken, përmes një letre ka uruar popullin e Serbisë për ditën e shtetësisë.
Me këtë rast, Blinkeni ka kërkuar nga Serbia që të zbatojë zotimet e saj, dhe t’i përmbahet dialogut të BE-së për çështjen e Kosovës.
Më tutje, ai ka thënë se janë të përkushtuar të mbështesin qëllimin e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Dhe presim me padurim të punojmë me qeverinë e re të Serbisë dhe partnerët tanë evropianë për të ndihmuar Serbinë në përmbushjen e kritereve të anëtarësimit në BE”, ka thënë ai në letrën drejtuar Serbisë.

























