Ambasadori i Republikës së Kosovës në Vatikan, Vehbi Miftari, ka reaguar pas shkarkimit nga detyra.
Në një postim në Facebook, Miftari ka deklaruar se u lirua nga detyra nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, duke thënë se ka qenë nder jetësor të jetë i pari shef i misionit në Selinë e Shenjtë.
“Tani kur po përgatitem t’ia dorëzoj detyrën pasardhësit a pasardhëses sime, ofroj gjithë gatishmërinë time që, në përputhje me dinjitetin tim e me lartësinë e pozitës që kam mbajtur, të siguroj që vendimet tona të mos lëndojnë raportet e krijuara me aq mund” shkroi Miftari.
Ai tha se ky vendim nuk shënon përfundimin e angazhimit të tij për Republikën.
“Me përvujtëni…” shkroi Miftari.


























