Ministrat e bujqësisë të vendeve të G7 janë takuar sot në Shtutgart të Gjermanisë, për të diskutuar ndikimin e pushtimit rus në furnizimin global të ushqimit.
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, tha se veprimet e Rusisë për të bllokuar eksportet e drithërave përbëjnë një kërcënim të madh.
“Lufta hibride nuk është vetëm nga tanket dhe raketat ajrore, jo vetëm me lajme të rreme dhe propagandë, por gjithashtu është një luftë ushqimore që mund ta shohë bota tashmë përreth”, tha Baerbock, përcjell Klankosova.tv
“Moslejimi i eksportimit të miliona tonëve misër në botë nga Rusia, është një rrezik i madh. Prandaj është vërtet mirë që po përqendrohemi tani në këtë seancë në krizën globale të ushqimit”, shtoi ajo.