Sekretari i Përgjithshëm i Unionit Botëror të Dijetarëve Myslimanë, Ali Muhyiddin al-Karadagi, tha se 15 fëmijë u ngrinë për vdekje në kampet në veri të Sirisë për shkak të motit të ftohtë, përcjell Kosova Post.
Sekretari i Përgjithshëm i Unionit Botëror të Dijetarëve Myslimanë, Ali Muhyiddin al-Karadagi, i cili bëri ka shkruar në rrjetet sociale se “Për shkak të motit të ftohtë, deri më tani 15 fëmijë u ngrinë për vdekje në tenda në veri të Sirisë ” .
Tutje ka shkruar ai se ‘Refugjatët që jetojnë në kampet e tendave në veri të Sirisë po kalojnë një kohë të vështirë për shkak të reshjeve të mëdha të borës.
Kujtojmë se Kombet e Bashkuara raportuan se rreth 1000 tenda në Sirinë veriperëndimore u shembën për shkak të reshjeve të mëdha të borës dhe sirianët e zhvendosur po përballen me kushte shumë të vështira në temperatura të ulëta.
Më shumë se 250,000 civilë u prekën nga të ftohtit ekstrem. Mosreagimi i vendeve islamike të pasura me naftë ndaj kësaj drame duket se është e ‘turpshme’./KosovaPost/.