“Ne nuk duam të krijojmë një ushtri europiane”, ka thënë shefi i çështjeve të jashtme të BE Josep Borell.
Borell së bashku me ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes miratuan një dokument të njohur si Busulla Strategjike.
Dokumenti përfshin plane për të zhvilluar ‘Kapacitetin e Shpërndarjes së Shpejtë të BE-së’, që mund të lejojë bllokun të dislokojë deri në 5 000 trupa për kriza të ndryshme.
Më tej Borell theksoi se vendet anëtare kanë edhe do të kenë ende ushtritë e tyre, duke shtuar se NATO është ende gur themeli i mbrojtjes territoriale të Europës.