Ministri i Jashtëm i BE-së, Joseph Borel, paralajmëroi sot Moskën që të mos ndërmarrë hapa kundër sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, transmeton Kosova Post.
Kreu i diplomacisë së BE-së, Josep Borej, paralajmëroi sot Moskën që të mos ndërmarrë hapa kundër sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.
Me të mbërritur në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së, Borelj njoftoi se për çështjen e akumulimit të ushtrisë ruse në kufirin me Ukrainën, do të diskutohen “masat e parandalimit” dhe “shmangia e krizës”, por gjithashtu i dërgoi një mesazh të qartë Moskës, raporton tanjug.
Shefi i diplomacisë së BE-së njoftoi se në mbledhjen e sotme të Këshillit të BE-së nuk do të merret asnjë vendim për sanksione të reja të mundshme kundër Rusisë, por shtoi se BE-ja në koordinim me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe po e shqyrton këtë mundësi, sh,o./Kosova Post/