Situata në kufirin me Ukrainën është shumë e rrezikshme dhe BE i bën thirrje Rusisë të tërheqë trupat e saj nga kufiri, tha shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borell, gjatë një video konference para takimit të shefave të diplomacisë së Shtetet anëtare të BE-së, transmeton Kosova Post.
“Do të diskutojmë për situatën në kufirin ukrainas, ku trupat ruse janë vendosur për stërvitje ushtarake. Kjo është një situatë shumë e rrezikshme. Ne i bëjmë thirrje Rusisë të tërheqë forcat e saj nga kufiri me Rusinë,” tha Borell.
Ministri vuri në pah se tensionet në marrëdhëniet midis BE dhe Rusisë po rriten në shumë drejtime.
Ai deklaroi se dëbimi i diplomatëve çekë nga Rusia dhe çështja e Alexei Navalny do të diskutohet gjithashtu në takimin ministror.
Kujtojmë kështu se tensionet në Ukrainën lindore filluan në fund të shkurtit.
Në Moskë situatën aktuale e shohin të rrezikshme, ndërsa theksojnë mundësinë e shpërthimit të luftës civile në Ukrainën Lindore.
Vendosjen e trupave ruse në kufi me Ukrainë, Rusia e arsyeton për mbrojtje e sigurisë, shruan sputnik. Zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov, ka thënë se në këto rrethana, Rusia po merr masa për sigurinë e saj.
Ai, ka shtuar se lëvizja e trupave në territorin e vendit nuk duhet të shqetësojë askënd, sepse Moska nuk përbën kërcënim për askënd./Kosova Post