Gjatë bastisjes të shtëpisë, ambienteve ndihmëse dhe automjeteve të përdorura nga S.A. janë gjetur dhe konfiskuar gjurmë që mund të përdoren për të ndriçuar grabitjen në Nikshiç të Malit të Zi, transmeton Kosova Post.
Efektivët e policisë nga stacioni policor Bileça në Bosnjë e Hercegovinë dje arrestuan personin me inicialet S.A. nga Bileça, nën dyshimet për kryerjen e veprës penale të “grabitjes së armatosur” e cila ndodhi të mërkurën në Nikshiç të Malit të Zi, shkruan AA.
“Pjesëtarët e Drejtorisë Policore të Trebinjës, duke vepruar me urdhër të Gjykatës së Qarkut në Trebinje, bastisën shtëpinë, dhomat ndihmëse dhe automjetet e përdorura nga personi me inicialet S.A. dhe me këtë rast gjetën dhe sekuestruan përkohësisht gjurmët që mund të përdoren për zbardhjen e krimit të ‘grabitjes së armatosur’ që ndodhi ditën e njëjtë në Nikshiç të Malit të Zi”, njoftoi Drejtoria e Policisë së Trebinjës.
Siç u njoftua të mërkurën nga policia malazeze, disa sulmues të maskuar grabitën postën në Nikshiç, gjatë së cilës u vra një punonjës i sigurisë.
Më tej thuhet se gjatë grabitjes sulmues të maskuar dhe të armatosur kanë qëlluar punonjësin e sigurimit, pas së cilës ai u transportua në Qendrën Klinike të Malit të Zi, ku përkundër përpjekjeve të mjekëve, ai iu nënshtrua plagëve. Policia tha se ishte në kërkim të 4 sulmuesve të maskuar.