Presidenti i Agjencisë Turke të Hapësirës (TUA) Serdar Huseyin Yildirim thotë se shkuarja në Hënë është një qëllim i rëndësishëm i Programit Kombëtar të Hapësirës të Turqisë.
Gjegjësisht, është në proces prodhimi i anijes kozmike që Turqia do ta dërgoj në Hënë pas dy vitesh.
Duke theksuar se programi hapësinor do të ndikojë në krijimin e një Turqie më moderne, Yildirim tha: “Mjeti pa pilot që do të na çojë në Hënë pas dy vitesh është në prodhim. Motori i tij është 100 për qind i brendshëm, motor rakete hibrid. Motori është gati. Në proces është integrimi dhe përshtatja e tij në hapësirë. Testet vazhdojnë”.
Flamuri ynë le të valojë në hënë, le të mbetet në sipërfaqen e saj”, ka thënë ai./FrontOnline