Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA besojnë se Irani qëndron prapa një sulmi në një anije cisternë ku mbetën të vdekur dy persona.
MV Mercer, e operuar nga një firmë në pronësi të Izraelit, u sulmua të enjten.
Një shtetas britanik dhe një shtetas rumun u vranë, njofton BBC.
Deklaratat erdhën pasi kryeministri izraelit, Naftali Bennett, tha se kishte “prova” se armiku i tij i vjetër Irani ishte përgjegjës.
Bennett paralajmëroi se “ne dimë t’i dërgojmë një mesazh Iranit në mënyrën tonë”, ndërsa Teherani hodhi poshtë ato duke i quajtur “akuza të pabaza”., transmeton klan kosov.tv. Që nga marsi ka pasur disa sulme ndaj anijeve të drejtuara nga Izraeli dhe ato Iraniane, të cilat shihen si incidente të rrezikshme.