Në rrjetin social Twitter është bërë virale një video e ministrit serb, Aleksandër Vulin, teksa duket se flet me veten gjatë një fjalimi të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Deri sa Vulin ishte i ulur në një karrige, ai duket i çuditshëm duke folur dhe duke bërë mimika, ndërsa në një moment buzëqesh.
Sipas pamjeve të publikuara, duket se askush i ulur afër tij nuk e ka dëgjuar Vulinin dhe kaq ka mjaftuar që videoja të bëhet virale në rrjetet sociale.
“Çfarë nuk shkon me të?”, ka shkruar një person në Twitter.
Šta mu je? pic.twitter.com/tLGqZM1ktx
— Boris Herman (@hermankg) December 29, 2021