Politikani nga Vojvodina, Nenad Çanak ka thënë se shumë gjëra do të ndryshojnë kur raketat anti-tank “Javelin” të arrijnë në Prishtinë.
Ai përmes një postimi në “X” ku shihet duke mbajtur një anti-tank të tillë, ka shkruar se në Ukrainë ka mësuar sesi ta përdorë sistemin anti-tank të “Javelin”.
Në Ukrainë, pata mundësinë të shoh se si duket tanku pas takimit me Javelin. Dhe pata mundësinë të mësoja se si ta përdorja atë. Trajnimi i përdoruesit mund të bëhet në gjysmë ore. Nëse (kur?) “Javelin’ arrin në Prishtinë, shumë gjëra do të ndryshojnë tani”, ka shkruar ai.
Çfarë janë raktetat anti-tank “Javelin” dhe si funksionojnë?
Sistemi i raketave luftarake Javelin është një sistem raketash taktik i lëvizshëm nga njeriu, me rreze të mesme veprimi që i siguron Ushtrisë Amerikane dhe Trupave Detare efekte precize të zjarrit të drejtpërdrejtë për të mposhtur tanket kryesore të betejës dhe automjetet e tjera të blinduara gjithashtu.
Ky sistem raketor drejtohet automatikisht drejt objektivit pas lëshimit. Ushtarët mund të ripozicionohen menjëherë pas lëshimit dhe mund ta ngarkojnë për gjuajtjen e radhës. Raketa ka aftësi të arrijë shpejtësinë deri në 150 metra në sekondë (540 km/h) pasi të lëshohet.