Aleksandër Vuçiq, President i Serbisë, e ka kritikuar komunitetin ndërkombëtar meqë i dhanë përkrahje Policisë së Kosovës, për aksionin kundër kontrabandës në veri, transmeton Kosova Post.
Vuçiq citohet të ketë thënë në një intervistë për TV Prva se:
“Ata që dolën me njoftimin se ishte një veprim i mrekullueshëm, turp për ju!”
Sipas tij, justifikimi i dërgimit të Njësisë Speciale të Kosovës me frazën se po luftohet krimi i organizuar, nuk qëndron.
“Unë kam menduar për këtë për dhjetë vjet, jam marrë me të. I shikoj ata të gënjejnë dhe mashtrojnë”, shtoi ai.
Operacioni policor kundër kontrabandës me mallra i shtrirë në disa qytete të Kosovës, u përcoll me incidente të forta në veri të vendit, me ç’rast u lënduan disa policë dhe u arrestuan dhjetëra të dyshuar serbë e shqiptarë./KosovaPost/